Kryesia e PD-së ka miratuar propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi që po shqyrtohen edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Nga këto propozime vihet re se është afruar afati i zgjedhjeve për kreun e PD-së.
Basha nuk do të presë 22 korrikun kur i mbaron mandati zyrtarisht, por do të votohet me 13 qershor.
Të dielën, kryesia hapi garën për këdo që kërkon të kandidojë gjithnjë sipas kritereve në statut.
“1. Të analizojmë punën e secilit në një mbledhje të vecantë në kryesi. Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm
2. I propozoj kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratët të gjykojnë lidershipin aktual
16-22 Maj paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret
24 Maj – 11 qershor fushatë në të gjithë strukturat
13 qershor – zgjedhjet sipas parimit “Një anëtar, një votë”
Procesi i zgjedhjeve do të administrohet nga një komision zgjedhor që do të drejtohet nga Jemin Gjana me anëtarë: Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje