Bujar Nishani, i cili ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës, vërejti përmes një postimi në Facebook se ajo që ndodhi gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar nuk ishte gje tjetër veçse platforma e asgjësimit të PD-së.
Nishani del në këtë konkluzion bazuar në nxitimin e Lulzim Bashës për të mbyllur zgjedhjet në parti shumë më afër nga sa i mbaron mandati (rreth 40 ditë) duke mos pritur një analize serioze në bazë apo qoftë edhe procesin e ankimimeve.
Nishani madje as nuk e cilëson me emër Bashën por me iniciale.
LEXO EDHE:
– Basha afron zgjedhjet në parti, 13 qershori dita e votimit për kreun e PD, emrat që do të mbikqyrin procesin
– Basha: Zgjedhjet nuk do të njihen kurrë, kjo qeveri jo legjitime, jo pakt me Ramën
– Zgjedhjet në PD më 13 qershor. Nishani: Situata më kritike që pas 97-ës. Basha: Ose zgjedhjet janë vjedhur, ose unë jap dorëheqjen
“Dje, L. Basha përtej retorikës tallëse e të gënjeshtërt ndaj demokratëve, konfirmoi se në shtator do të hyjë në Parlament, ç’ka konfirmon kthimin e PD në një fasadë të masakrës elektorale.
L. Bashës i intereson veç vula dhe karrigia e vulëmbajtësit dhe aspak fare, halli, vuajtjet, sakrificat e mijëra demokratëve apo kolapsi i shtetit të shqiptarëve.
Deri dje, L. Basha, ankohej pse kritikët nuk prisnin përfundimin e ankimimeve, hetimeve të kasaphanës, por vetë nuk priti as të dëgjojë zërin e demokratëve të bazës, të shqiptarëve të thjeshtë se çfarë mendojnë ata e në mesnatë shpalli farsën e radhës për vulën dhe karrigen e vulëmbajtësit të Partisë Demokratike, pa mbaruar as afatet e përmbylljes së ankimeve që ka bërë po vetë !!!!!!!
Shërbim më të denjë ndaj masakruesit të zgjedhjeve, dhunuesit të demokratëve, shkatërruesit të Shqipërisë, që është Edi Rama, nuk mund të ketë”, shkruan ai.
Më tej Nishani vëren: “Një kryetar i cili merr vendime në një sallë me më pak se 100 (njëqind) persona të pranishëm, ku domosdoshmërisht duhet të jenë mbi 200 (dyqind) të tillë,
Një kryetar që përcakton për konkurruesit e tjerë vetëm 16 (gjashtëmbëdhjetë) ditë për të bërë fushatë në 60 (gjashtëdhjetë) degë, qartëson fare mirë qëllimin e vërtetë !
Qëllimi është Vula dhe Karrigia e vulëmbajtësit e jo rritja e Partisë Demokratike, as zhvillimi i Demokracisë si vlerë e jo e jo sakrifica e puna për të ndryshuar Shqipërinë !
Në të vërtetë kjo që nisi dje është fillimi i fundit politik të L. Bashës dhe platformës së asgjesimit të Partisë Demokratike!”
“Nga dje, vijoi ai, ka nisur një përgjegjësi dhe detyrë historike për Demokratët anekënd Shqipërisë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje