Klubet e natës në Itali po vendosin të rikthejnë jetën e natës duke lejuar klientët e vaksinuar të argëtohen.
Një iniciativë e ndërmarrë nga Silb-Fipe, shoqata italiane e biznesit dhe e argëtimit synon ta bëjë këtë eksperiment në ambjent të jashtëm dhe të brendshëm.
Në Galipoli, “Praia” dp të mirëpresë më 5 qershorë 2 mijë qytetarë të vaksinuar në një ambjent të hapur, ndërsa në Milano do të bëhet në një klub të mbyllur.
Në dalje nga klubi , të pranishmit do të bëjnë tamponin e Covid-19.
“Ne i ofrojmë qeverisë gatishmërinë tonë për të organizuar ditë të hapura për vaksinat në klube në funksion të ngjarjeve të verës, në mënyrë që gjithnjë e më shumë të rinj të mund të vaksinohen”, u shpreh presidenti Silb-Fipe, shoqata argëtuese, Maurizio Pasca.
“Do të na duhen gazebo dhe hapësira të jashtme, por nëse qeveria e gjykon të përshtatshme mund ta diskutojmë. Ne jemi në dispozicion: sa më shpejt që të gjithë të vaksinohen, aq më shpejt të kthehemi në normalitet do të duhet që të gjithë të japin kontributin e tyre”, shtoi Pasca
Burimi: ANSA
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje