Ndërsa në disa vende europiane, dozat e dyta të vaksinave janë në vendnumëro, Britania e Madhe, e cila ka përdorur gjithmonë intervalin më të gjatë të vaksinave, ka vendosur një ndryshim kursi për shkak të disa shpërthimeve të variantit indian (B.1.617.2) që ka vënë në alarm vendin ishullor.
Përshpejtoni vaksinimin e plotë
Ishte vetë kryeministri, Boris Johnson, të premten, i cili njoftoi se protokollet e vaksinimit do të ndryshohen për të dhënë shpejt doza të dyta për njerëzit mbi 50 vjeç dhe konfirmoi se prania e variantit indian, mund të “detyronte një ndryshim të kursit”, i cili tani për tani ka të bëjë me politikat e vaksinimit dhe jo me hapjet e planifikuara, të cilat po vazhdojnë siç është vendosur.
Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, paralajmëroi që Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë e kujdesshme për të shmangur një shpërthim të variantit indian dhe gjithashtu tha se qeveria do të marrë një vendim në 14 qershor, nëse do të vazhdojë me lehtësimin total të masave të planifikuara për 21 qershor.
Profesor Adam Finn, i Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (bordi këshillimor i ekspertëve të pavarur që këshillojnë departamentet shëndetësore të MB), ka supozuar se vendimi për të mos ofruar vaksinën “AstraZeneca” për personat nën 30 vjeç, mund të anulohet në të ardhmen dhe ai përsëriti se, si vaksina duket të jetë efektive kundër variantit indian: “Njerëzit duhet të ndihen të sigurt, se nëse janë plotësisht të vaksinuar, rreziku i tyre për sëmundje serioze zvogëlohet shumë kundër këtij versioni të virusit”.
Numrat
Mbretëria e Bashkuar vaksinoi 53,76% të popullsisë me të paktën një dozë dhe “vetëm” 28,28% me dy doza, duke favorizuar që në fillim mbulimin më të madh të mundshëm për sa i përket numrit të njerëzve të imunizuar dhe duke u mbështetur në faktin se tashmë pas dozës së parë, vaksinat ofrojnë mbrojtje të mirë.
Me ardhjen e variantit indian, i cili duket edhe më i transmetueshëm se ai anglez, shqetësimi është se mund të përhapet mes të rinjve: vetëm 13% e atyre nën 40 vjeç (përfshirë fëmijët) janë vaksinuar.
Shpërthimet në rritje
Numri i rasteve të B.1,617, u rrit në 1,313 persona këtë javë në Britani, nga 520 javën e kaluar, sipas statistikave zyrtare. Shumica gjenden në Anglinë veri-perëndimore.
Vëmendja është përqendruar në Bolton, një qytet me afro 200,000 banorë, që ka një nga nivelet më të larta të infeksionit në vend.
Raporti i ri nga SAGE (Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat), një organ publik jo-departamenti i qeverisë britanike, që ofron këshilla për epideminë, i publikuar të enjten, thotë: “Ka zona lokale, ku numri i infeksioneve të reja është duke u rritur. Disa zona kanë pasur rritje të vazhdueshme të shpejtë në variante dhe një shqetësim i veçantë, është varianti B.1.617.2. Transmetimi i këtij varianti, është aktualisht më i shpejtë se ai i variantit B.1.1.7 (anglez) më i përhapur në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo bazohet në rritjen e vërejtur në rastet e renditura”.
Raporti vazhdon: “Është një mundësi reale që të jetë deri në 50% më i transmetueshëm dhe që kjo shkallë e rritjes së B.1.617.2, mund të çojë në një rritje shumë të madhe të transmetimit”, e cila do të çonte në “një “rritje thelbësore” të shtrimeve në spital.
Frika
Mbretëria e Bashkuar, e cila falë politikës së saj të sekuencimit masiv të gjenomeve SARS-CoV-2, është në gjendje të hartojë rritjen e varianteve në territorin e saj dhe të përshtatë masat, mbetet optimiste, por gjithsesi po përgatitet të veprojë: “Ka akoma shumë pak të rritur të vaksinuar për të parandaluar një rilindje të infeksioneve të konsiderueshme që mund të ushtrojnë presion të paqëndrueshëm në shërbimin shëndetësor”, – shprehen të frikësuar zyrtarët.
Për këtë arsye, “në zonat ku numri i infeksioneve po rritet me shpejtësi, mund të pritet një rritje edhe më e shpejtë nëse masat zbuten”, – përfundojnë ata, duke deklaruar se kanë informuar kryeministrin për këtë situatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje