Thonë se paraardhësi i tij ishte shënjestruar që kur ekipet që ai komandonte, kishin nisur një seri raketash drejt Ashdodit gjatë tubimit zgjedhor të kryeministrit Benjamin Netanjahu, të detyruar më pas të iknin nga skena e kapur nga kamerat.
Më 12 nëntor 2019, në orën 4 të mëngjesit, një raketë shkatërron shtëpinë ku Baha Abu Al-Ata po flinte me gruan e tij. Është pikërisht kjo vrasje e përsosur – “Baha po planifikonte sulme terroriste”, pretendime të inteligjencës – që shënon fillimin e 48 orë luftimesh midis Izraelit dhe Xhihadit Islamik në Gaza.
Hussam Abu Harbeed, u vra brenda ndërtesës ku jetonte në fshatin Beit Lahiya. Ai kishte marrë komandën e trupave Islamike të Xhihadit që veprojnë në Veri të Rripit të Gazës nga Baha, më të rëndësishmet, ato që lëvizin dhe lëshojnë raketa pranë barrierës kufitare, komando që përpiqen të infiltrojnë në anën tjetër dhe të tele-pilotojnë dronët e ngarkuar me eksploziv.
Edhe përmes detit: ushtria e shtetit hebre, thotë se goditi një celulë që po transportonte një mjet ushtarak me tritol, e cila dyshohej se kishte në shënjestër ndonjë objektiv në bregdetin e Izraelit, disa kilometra më në veri.
Xhihadi, i lidhur ngushtë me Iranin midis fraksioneve palestineze, e kurorëzon Abu Harbeed si “martirin tonë të bekuar”.
Për 15 vjet ai mbajti uniformën me simbolet e organizatës: dy shufra kallashnikovi mbi Kupolën e Shkëmbit në Jeruzalem dhe hartën historike të Palestinës, duke shpallur refuzimin për të njohur shtetin izraelit dhe vullnetin për të luftuar për të gjitha tokat nga lumi Jordan, deri në Mesdhe.
Ishte Shin Bet, shërbimet sekrete të inteligjencës së brendshme izraelite, që e identifikuan atë si përgjegjës për një nga sulmet e para të kësaj jave të luftës – një raketë anti-tank e qëlluar ndaj një makine – dhe që raportuan praninë e tij në shtëpi. Militantët morën hak për vdekjen e komandantit me një shënjestër në qytetet e Izraelit jugor, mbi 200 raketa në 12 orë.
Udhëheqësit e Hamasit, duket se janë përqendruar në fushatën e tyre ushtarake, në nëntor dy vjet më parë ata madje nuk kishin marrë pjesë në reprezaljen e Xhihadit.
Por ajo që i shqetëson më shumë, është strategjia e vendosur nga Aviv Kochavi, Shefi i Shtabit: për të shkatërruar ndërtesat, përfshirë ato të disa ministrive, të cilat simbolizojnë fuqinë e fondamentalistëve në Rripin e Gazës.
Ndërkohë, në 9 ditë bombardimesh të vazhdueshme izraelite në Gaza, janë vrarë 212 njerëz, sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë. Të vdekurit përfshijnë 61 fëmijë, 36 gra dhe 16 të moshuar.
Deri më tani, 1,400 persona të tjerë janë plagosur. Zëdhënësi ushtarak izraelit, Hidai Zilberman, flet për “mbi 150 operativë terroristë” të vrarë në sulmet në Rrip: “Më shumë se 120 janë nga Hamasi dhe mbi 25 nga Xhihadi Islamik Palestinez”.
Mbi 90 raketa u qëlluan në Izrael nga Gaza. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, sipas “Times of Israel”, raportuan se rreth 20 prej raketave, nuk arritën të kalonin kufirin dhe ranë në Gaza. Sistemi i mbrojtjes nga raketat “Iron Dome” kapi dhjetëra raketa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje