Bota

Rihapet Franca. Macron shkon në lokal: Vazhdoni kini kujdes!

Franca rihap restorantet dhe baret pas 6 muajsh dhe presidenti Emanuel Makron, pavarësisht se shumë ekspertë janë pesimistë, ka përshëndetur francezët nga tavolina e një lokali pranë Pallatit Elysée, ku ai piu një kafe së bashku me kryeministrin, Jean Castex.

Para kamerave, Makron u kërkoi francezëve që “të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm dhe të qëndrojnë të bashkuar” kundër Covid.

“Shifrat po shkojnë në drejtimin e duhur, – shtoi presidenti. – Ne bëmë disa zgjedhje, nuk ishte një bast, kjo do të thotë të qeverisësh”.

Po ashtu, pas gati 7 muaj bllokimi për shkak të koronavirusit, pak a shumë të ngurtë, Austria ka nisur këtë të mërkurë hapat drejt rihapjes së vendit.

Në fakt, sot janë rihapur restorante, hotele, palestra dhe fusha sportive, por edhe teatro dhe kinema. Pothuajse për të gjithë sektorët, njerëzve do iu kërkohet një test negativ që të lejohen t’i frekuentojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë