Futboll

Lëv publikon listën e Gjermanisë, 4 “yje” qëndrojnë në shtëpi. Rikthehen “senatorët”

Një muaj para ndeshjes së parë ndaj Francës në Kampionatin Europian, Joakim Lëv, ka zbuluar listën me 26 futbollistë që do përfaqësojë Gjermaninë.

Thomas Muller dhe Mats Hummels të cilët ndeshjen e fundit me Gjermaninë luajtën më 19 nëntor 2018 ndaj Holandës, janë rikthyer dhe do të jenë pjesë e skuadrës në Euro 2020, ashtu si Kevin Voland që rikthehet pas 4 vitesh mungesë.

Në listën e Lëvit mungonin edhe 4 emra të rëndësishëm, si Julian Draksler, Zherom Boateng, i dëmtuari Ter Stegen dhe Marko Rois që ka ra dakord me trajnerin për të mos marrë pjesë.  

Portierë: Bernd Leno (Arsenal), Manuel Neuer (Bajern), Kevin Trap (Eintraht Frankfurt).

Mbrojtës: Matias Ginter (Borussia M’gladbah), Robin Gosens (Atalanta), Kristian Günter (Frajburg), Marsel Halstenberg (Lajpcig), Mats Humels (Borusia Dortmund), Lukas Klostermann (Lajpcig), Robin Koh (Lids Junajtid), Antonio Rüdiger (Çelsi), Niklas Süle (Bajern).

Mesfushorë: Xhoshua Kimih (Bajern), Leon Gorecka (Bajern), Emre Can (Borusia Dortmund), Toni Kros (Real Madrid), Ilkai Gündogan (Mançester Siti), Florian Neuhaus (Borusia M’gladbah), Jonas Hofman (M’gladbah), Tomas Myler (Bajern), Jamal Musiala (Bajern).

Sulmues: Leroi Sané (Bajern), Serge Gnabry (Bajern), Kai Havertz (Çelsi), Timo Verner (Çelsi), Kevin Voland (Monako).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë