Bota

Biden telefonon Netanyahun, i kërkon armëpushim në Gaza

Gjatë një telefonate me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë thirrje për ulje të gjakrave në luftimet mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Kjo thirrje sipas Shtëpisë së Bardhë është një kërkesë që Netanyahu të lëvizë drejt “rrugës për një armëpushim”.

Deri ditën e mërkurë, presidenti i SHBA-së e shmangu presionin publik ndaj Netanyahut për armëpushim, duke u bazuar më shumë në atë që zyrtarët e kanë përshkruar si diplomaci “të qetë”.about:blank

SHBA-ja ishte i vetmi vend që votoi kundër një deklaratë të mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim.

Ndërkohë luftimet vazhdojnë në konfliktin që shpërtheu pas përplasjeve midis protestuesve palestinezë dhe policisë Izraelite në Jeruzalem.

Të mërkurën në mëngjes sulmet ajrore izraelite vranë të paktën gjashtë vetë përtej Rripit të Gazës dhe shkatërruan shtëpinë e një familjeje të madhe.

Izraeli tha se goditi 40 objektiva nëntokësore, pjesë e një rrjeti ushtarak tuneli. Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se një grua u vra dhe tetë njerëz u plagosën në ato sulme.

Midis gjashtë të vrarëve të mërkurën ishin gjithashtu dy persona që vdiqën kur raketat paralajmëruese u përplasën në banesën e tyre.

Luftimet shpërthyen kur militantët e Hamasit hapën një breshëri raketash në Izrael në 10 maj, duke shkaktuar sulme ajrore nga ushtria izraelite.

Të paktën 219 palestinezë janë vrarë në luftimet e tanishme, duke përfshirë 63 fëmijë dhe 36 gra, me 1.530 njerëz të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila nuk i ndan numrat në luftëtarë dhe civilë.

Dymbëdhjetë njerëz në Izrael, duke përfshirë një djalë 5-vjeçar dhe një ushtar, janë vrarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë