Bota

Arrihet marrëveshja për lejen e udhëtimit Covid vetëm për vendet brenda BE-së: Vaksinat jo kineze e as ruse

Është arritur një marrëveshje për të futur një leje udhëtimi COVID në të gjithë BE-në në kohë për sezonin veror.

Certifikata, e krijuar për të lehtësuar lëvizjen e lirë për punë dhe turizëm në të gjithë bllokun, do të përfshijë informacione në lidhje mbi vaksinimin, testet dhe shërimin nga sëmundja.

Qytetarët e BE-së do të jenë në gjendje të marrin lejen nëse kanë  të paktën  një nga tre elementët e mësipërme.

Parlamenti Europian konfirmoi të enjten, 20 maj, se ishte arritur një marrëveshje për të udhëtuar me 27 vendet anëtare të BE.

Edhe ata me një dozë vaksine do të jenë në gjendje të aplikojnë për leje. Por vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) do të pranohen.

Që nga sot, vaksinat me dritë jeshile nga EMA janë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Janssen (Johnson & Johnson).

Emri zyrtar i pasaportës së udhëtimit do të jetë “Certifikata digjitale europiane e Covid”,  një ndryshim i vogël nga origjinali “Certifikata e Gjelbër Digjitale”.

Kompromisi përfundimtar përcakton 100 milion € të fondeve të BE (dhe 100 milion € shtesë nëse është e nevojshme) për ta bërë testimin më të përballueshëm, ndërsa vendet anëtare angazhohen të vendosin kufizime të udhëtimit vetëm kur është e nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik.

Komisioni Europian paraqiti propozimin në mes të marsit dhe që atëherë, negociatat janë zhvilluar me shpejtësi rekord midis Parlamentit Europian dhe Këshillit të BE, i cili mbledh përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare. Nevojitej një marrëveshje e përkohshme midis dy institucioneve për ta vendosur atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë