Për shkak të protestave politike që janë shoqëruar me trazira sociale, Kolumbia ka humbur të drejtën për të organizuar Kupën e Amerikës 2021 këtë qershor.
Pas shtyrjes së këtij kompeticioni me një vit për shkak të pandemisë Covid-19, shteti kolumbian ka humbur mundësinë për të qenë vendi organizator i këtij eventi edhe në 2021-in, teksa do të priste gjysmat e ndeshjeve me 4 stadiume të tij.
CONMEBOL, konfederata amerikano-jugore e futbollit ka dalë me komunikatë zyrtare, ku ka bërë me dije se Kupa e Amerikës nuk do të zhvillohet në Kolumbi, për shkak të trazirave që kanë përfshirë vendin në javët e fundit.
Qeveria kolumbiane kishte kërkuar që ndeshjet e këtij kompeticioni të shtyheshin për në nëntor, por CONMEBOL nuk mund ta bënte diçka të tillë dhe e sqaron edhe në komunikatë, ku thekson se është e pamundur për shkak të kalendarit ndërkombëtar të ndeshjeve.
Për momentin vend organizator i Kupës së Amerikës mbetet vetëm Argjentina me 4 stadiumet e saj, por kompeticioni nuk do të zhvillohet i gjithi në Argjentinë.
CONMEBOL ka bërë gjithashtu me dije se kjo veprimtari do të zhvillohet normalisht në datat e përcaktuara, por në një shtet tjetër të Amerikës së Jugut që do të zgjidhet gjatë ditëve në vijim. Kupa e Amerikës, është parashikuar të nisë në datën 13 qershor dhe do të përfundojë në 10 korrik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje