Futboll

Atletiko Madrid kampion i Spanjës, titulli i tretë me firmën e Simeones

Pas 7 vitesh, Atletiko Madrid ia ka dalë sërish, ka thyer dyshen Barça-Madrid, duke fituar titullin e 11-të në Spanjë. Tre titujt e fundit të Atletikos mbajnë firmën e Diego Pablo Simeones, në 96-tën si lojtar, ndërsa në 2014-ën dhe tani në 2021-shin si trajner. Atletiko e mbylli kampionatin në kuotën e 86 pikëve.

Kampionati i 90-të në Spanjë është vendosur në 90 minutat e fundit. Atletiko Madrid kishte 2 pikë avantazh ndaj Realit dhe pjesën e parë të ndeshjes me Valadolidin e mbylli në disavantazh 1-0. Në të dytën përmbysi gjithçka me golat e Korreas dhe Suarezit, duke u shpallur kampion, ndërsa Ronaldo Fenomeni, presidetni i Valadolidit, nuk mundi t’i bënte një dhuratë mikut Florentino Perez, por edhe ta shpëtonte ekipin nga rënia.

Reali mundi me përmbysje Vilarrealin, me dy gola të shënuar në 3 minutat e fundit nga Benzema dhe Modriç, por ishte një fitore e kotë, sepse rivalët e Atletikos nuk gabuan në ndeshjen e tyre dhe festa ishte e gjitha për ta.

Ishte një titull shumë i veçantë për sulmuesin uruguaian Luis iSuarez, i cili shpërtheu në lot. I skarcuar nga Barcelona verën e kaluar, ai tregoi vlerat e tij me golat vendimtarë të titullit kampion për Atletikon. “Nuk është viti më i mirë për të festuar titullin, me shumë miq dhe tifozët të Atletikos që nuk janë më. Është një titull me një shije ndryshe, por të paktën kemi arritur të sjellim pak kënaqësi në një vit kaq të vështirë”, – ka thënë Suarez.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë