Bashkimi Europian e respekton vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Deklarata u bë nga kreu i zyrës së BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
“Është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë plotësisht. Nuk kam më shumë koment”, tha Soreca.
Në vend të këtyre zhvillimeve, Ambasadori i BE preferoi që të përqëndrohej te perspektiva europiane e Shqipërisë dhe gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq pranë fillimit të negociatave. Është një moment i rëndësishëm që tu tregojmë shqiptarëve që Europa është këtu. Shqipëria ka bërë hapa shumë të rëndësishëm para sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave”, tha ai.
Megjithatë, sipas Ambasadorit, këto hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk mjaftojnë, por janë të bollshme për të hapur negociatat.
“Kjo nuk mjafton, por mjafton që të çelen negociatat, por ka ende shumë punë për të bërë. Pra duhet të fillohet me konceptin e ndjekjes së parave. Reforma në Drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri”, u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje