Ka ndodhur

I dehur në timon, lihet në “arrest shtëpie” kantautori Aleksandër Gjoka

Kantautori i njohur i muzikës shqiptare, Aleksandër Gjoka ka lënë qelinë e paraburgimit mesditën e të dielës. Për të, gjykata vendosi një masë më të butë, atë me “arrest shtëpie, pasi të shtunën u arrestua nga policia teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Shërbimet e policisë së Tiranës e dërguan në komisariat këngëtarin 62-vjeçar, pasi në gjendje të dehur u përplas me automjetin e tij, por fatmirësisht pa vënë në rrezik jetën e askujt.

Edhe para 2 vitesh, Aleksandër Gjoka u arrestua për të njëjtën akuzë dhe më pas doli nga burgu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë