Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, në teleferikun Stresa-Mottarone, në provincën Verbania-Cusio-Ossola, në rajonin e Piemontes. Një kabinë ra në një nga pikat më të larta gjatë rrugës, ku teleferiku është shkëputur pas një difekti të pësuar në ajër.
Deri tani raportohet për 14 viktima, ndërsa një fëmijë i moshës 5 vjeç, i vetmi i mbijetuar deri tani, u dërgua në spital në Torino në gjendje të rëndë për jetën.
Në kabinë, po udhëtonin 15 pasagjerë, të cilët po shijonin bukuritë natyrore nga ajri. I mituri që u plagos, së bashku me një 9-vjeçar, u rikuperuan nga ambulancat ajrore dhe u transferuan në spital, por ky i fundit humbi jetën në reanimacion.
Aksidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga dëmtimi i një kabulli në pjesën më të lartë të trasesë e cila, duke filluar nga Liqeni Maggiore, arrin një lartësi prej thuajse 15 metrash. Kabina ra 100 metra nga shtylla e fundit. Udhëtimi zgjati rreth njëzet minuta.
Walter Milan, nga ekipet e kërkim-shpëtimit, tha për mediat italiane: “Kabina e teleferikut ra nga një pikë relativisht të lartë dhe u rrëzua në një zonë të pyllëzuar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








Lini një Përgjigje