Politike

Meta mori në mbrojtje Berishën, Ambasada e SHBA: Nuk mbështesim të korruptuarit në Shqipëri

Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka komentuar ende specifikisht deklaratën e Presidentit Ilir Meta, që akuzoi se shpallja “non grata” e Sali Berishës dhe familjes së tij ishte një fletërrrufe e porositur nga regjimi kleptokratik i Tiranës.

Por, në një reagim të bërë për Vizion Plus, Ambasada thotë se “nuk mbështet të korruptuarit” në Shqipëri.

Pyetjet që i janë adresuar Ambasadës kanë qenë dy. Së pari, a ka pasur vendimi ndaj Berishës një ndikim nga Qeveria shqiptare dhe së dyti a ka lidhje ky vendim me procesin zgjedhor?

“Sekretari i Shtetit mori informacion të besueshëm në lidhje me përfshirjen e Berishë në korrupsion të rëndësishëm dhe përpjekjet për të ndërhyrë në proceset publike dhe përvetësimin e fondeve publike në Shqipëri. Me këtë veprim, qeveria e Shteteve të Bashkuara po bën të qartë se ne nuk do të angazhohemi, dhe si rrjedhim, nuk do t’u japim besueshmëri dhe mbështetje, individëve të korruptuar si Berisha, një individ që Sekretari i Shtetit ka përcaktuar se ka kryer veprime korruptive në kurriz të popullit shqiptar”, thotë Ambasada e SHBA.

Edhe pas kërkesës se për të qenë më specifik mbi deklaratën e Presidentit Meta, Ambasada konfirmoi se përgjigjja ishte kjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë