Politike

Përplasja Meta-Rama për Cakajn, Kushtetuesja: Kompetencat për emërimin dhe shkarkimin ndahen mes Kryeministrit, Presidentit, dhe Kuvendit

Një javë pas shqyrtimit të kërkesës së kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit nisur nga precedenti “Cakaj”, Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën

Gjykata Kushtetuese vëren ndër radhë se Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, duhet të udhëhiqen nga parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, se kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve sa më sipër dhe se procesi i emërimit të ministrit duhet të garantoje përmbushjen e  kritereve  dhe cilësive kushtetuese  për këtë funksion.

“Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, njëzëri, vendosi: Pranimin e pjesshëm të kërkesës; Pushimin e gjykimit për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë”.

Gjykata Kushtetuese vëren se, në procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, udhëhiqen nga  parimi i luajalitetit kushtetues dhe atij të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

“Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve të mësipërme.

Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantoje përmbushjen e  kritereve  dhe cilësive kushtetuese  për këtë funksion.

Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër, bëhet nga të tre organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese,  brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Kushtetueses. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë