Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, komentoi në Facebook se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Edi Ramën lidhur me vendimin për mosdekretimin e Genti Cakajt nga Presidenti Ilir Meta.
“Gjykata Kushtetuese rrëzon Edi Ramën! Qëndrimi i Presidentit Meta plotësisht kushtetues lidhur me mos emërimin e Gent Cakës si minister i Jashtëm. Gjykata Kushtetuese pushoi sot ankimin e Ramës në Kushtetuese sepse mosmarrëveshja nuk ekziston.
Mosmarrëveshjet i shpik vetëm Edi Rama për të rrëmbyer pushtet që nuk i takon. Matufllëku i Ramës mori shuplakën, që meriton si cdo sharlatan, që kërkon në mënyrë halucinante të rrëmbejë çdo pushtet”, shkruan Petrit Vasili.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje