Futboll

Akti i fundit/ Durrësi pret titullin, Vllaznisë dhe Partizanit i duhet një mrekulli

Superiorja do të luajë sot 90 minutat e fundit, që do të përcaktojnë ekipin kampion dhe atë që do të zbresë direkt nga kategoria, përveç Apolonisë. Matematikisht në garën e titullit janë katër skuadra, Teuta, Vllaznia, Partizani dhe Laçi, por me durrsakët të favorizuar ndjeshëm. Teuta ka 63 pikë, po aq edhe Vllaznia, Partizani 62 dhe Laçi 61.

Vetëm Teuta mund ta humbasë këtë titull. Ajo nuk varet nga rezultatet e të tjerëve, mjafton që të fitojë në “Niko Dovana” ndaj Apolonisë së rënë nga kategoria dhe është kampione. Përtej deklaratave të presidentit të Apolonisë, Koço Kokëdhima, për korrektësi dhe maksimum në fushë, apo dhe batutave të shkodranëve, të cilët i kërkojnë atij një “nder”, vështirë se durrsakët i ndal kush të ngrejnë trofeun.

Nga një ndeshje mes Partizanit dhe Bylisit. Gazeta Si, 26 maj 2021

Vllaznia dhe Partizani, më shumë se në ndeshjet e tyre përkatësisht ndaj Laçit dhe Bylisit, do ta kenë mendjen pikërisht në “Niko Dovana”. Vllaznia ka entuziazmin e fitores me Partizanin në Tiranë dhe sfidën me Laçin e “konsideron” të fituar, shkodranët shpresojnë që Apolonia të bëjë diçka dhe ta ndalë Teutën.

Situata është pesimiste te Partizani, që ka kontestuar fuqishëm gjykimin javët e fundit, sidomos pas humbjes së javës që shkoi. Edhe të kuqtë duhet të shpresojnë që Teuta të ndalet dhe ata të fitojnë në Ballsh ndaj Bylisit. Nuk do të jetë e lehtë, sepse ballshiotët luajnë për mbijetesë. Mes tyre dhe Kastriotit, që ndeshet me Kukësin, do të përcaktohet skuadra e dytë që bie direkt nga Superiorja dhe cila shkon në Play-off. Ndeshja e vetme pa interes është Tirana-Skënderbeu.

Superiore, java e fundit
Sot, ora 17:00
Bylis-Partizani
Tirana-Skënderbeu
Kukësi-Kastrioti
Teuta-Apolonia
Vllaznia-Laçi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë