Trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet miqësore ndaj Uellsit (5 qershor) dhe Çekisë (8 qershor), të dyja në transfertë.
Trajneri italian ka bërë disa ndryshime në listë, ku bie në sy grumbullimi i portierit Alen Sherri i Laçit dhe Romeo Harizaj i Apolonisë.
“Kemi probleme me portierët. Berisha ka pasur probleme fizike, një frakture të vogël në dorë. Strakosha ka edhe ai probleme të vogla fizike dhe do të marrë mjekimin, – tha Reja gjatë konferencës për shtyp në Durrës. – Do të flasim me lojtarët dhe do të shikojmë përgjigjet e tyre dhe më pas do të rishikojmë edhe listën”.
Sipas Rejës, bëhet fjalë për dy ndeshje të rëndësishme.
“Janë miqësore por nuk mund të flasim për miqësore në kombëtare. Këto dy ndeshje janë të rëndësishme sepse janë dy kombëtare që marrin pjesë në Euro 2020. Do të shikojmë nëse jemi përmirësuar apo kemi mbetur aty ku ishim. Është një test i rëndësishëm për ne për eliminatoret, do të verifikojmë edhe modulet e lojës. Në fund të këtyre ndeshjeve do të bëjmë dhe një vlerësim”.
Disa emra janë lënë jashtë listës, kryesisht për arsye fizike, si Mihaj apo Dermaku.
Ndërkohë, Reja ka rikthyer si pjesë të kombëtares, emra si Taulant Seferi, Trashi apo edhe Çekiçi, përfshirë dhe Bekim Balajt.
Lista për miqësoret me Çekinë dhe Uellsin
PORTIERË: Etrit Berisha, Alen Sherri, Gentian Selmani, Romeo Harizaj.
MBROJTËS: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Frederik Veseli, Albi Doka, Arlind Ajeti, Lorenc Trashi.
MESFUSHORË: Amir Abrashi, Ermir Lenjani, Odise Roshi, Keidi Bare, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Endri Çekiçi.
SULMUES: Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Taulant Seferi, Rey Manaj, Bekim Balaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje