Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, shkruan se janë depozituar në KQZ 10 kërkesa për informacion dhe 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK dhe Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë dhe Elbasan.
Celibashi shkruan se pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar edhe nga Policia e Tiranës.
Hetimet, sipas Celibashit, kanë nisur edhe për votimin më shumë se një herë, pa u identifikuar.
“Për zgjedhjet në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion dhe 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK dhe Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë dhe Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar edhe nga Policia e Tiranës.
Për zgjedhjet e 25 Prillit kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor & rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar”, shkruan ai.
Celibashi vëren se kanë filluar hetime edhe për shkeljen e fshehtësisë së votimit, korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit.
“Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet 25 prill 2021, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore”, shkruan Celibashi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje