Futboll

Konte largohet me konsensus, tifozët kundër presidencës së Interit

Antonio Konte është larguar nga Interi zyrtarisht. Ishte çështje orësh ky largim dhe palët kanë gjetur akordin për një ndarjeje konsensuale. Nuk bëhet fjalë për shkarkim dhe as për dorëheqje. Asnjë nga palët nuk ka dashur të krijohen polemika.

Ajo që e ka sjellë situatën në këtë pikë është kërkesa e pronarëve për një rishikim të pagave, një shkurtim të tyre, gjë që trajnerit nuk i ka pëlqyer. Edhe në merkarto nuk do të investime të mëdha nga presidenti Zhang, përkundrazi mund të shitet ndonjë nga lojtarët big. E ardhmja e Kontes tani me shumë mundësi është larg Italisë.

Antonio Konte. Gazeta Si, 26 maj 2021

Në Serinë A për momentin nuk ka asnjë klub që ia lejon vetes të plotësojë kërkesat dhe ambiciet e trajnerit Antonio Konte. Nuk përjashtohet mundësia e një viti sabatik për Konten, ndërkohë që në tavolinë janë hipotezat e Totenhemit dhe Mançester Junajitd në Angli dhe ajo e Real Madridit në Spanjë, ku Zidan duket se do të largohet.

Tifozët e Interit kanë reaguar për situatën, duke dalë kundër klubit, ndërkohë që në listën e emrave të kandidatëve të mundshëm për të pasuar Konten është edhe Masimiliano Alegri. Koha është e limituar dhe situata duhet të marrë drejtim sa më shpejt, drejtuesit zikaltër e kanë të qartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë