Futboll

Rregulli “vrasës” i golit në transfertë, UEFA pritet ta zhvlerësojë

UEFA është gati të zhvlerësojë rregullin e golit që vlen dyfish në transfertë, në kupat e Europës. Për këtë është e bindur e përditshmja britanike “Times”, që i referohet një ideje të presidentit të organizmit që drejton futbollin në Europë, sllovenit Aleksander Ceferin.

Kreu i UEFA-s pritet ta bëjë të ditur publikisht propozimin për zhvlerësimin e këtij rregulli “vrasës” në asamblenë e së premtes, në prag të finales së Ligës së Kampionëve mes Çelsit dhe Mançester Sitit.

Nga një mbledhje e UEFA-s. Gazeta Si, 27 maj 2021

Nëse Ceferin merr mbështetjen nga pjesa më e madhe e federatave, atëherë do të veprohet për heqjen e rregullit që ka hyrë në fuqi që prej vitit 1965. Në rast të një konsensusi të federatave me UEFA-n, me shumë mundësi rregulli i diskutuar aq shumë mund të zhduket që sezonin e ardhshëm.

Në ndeshjet kualifikusese me sistemin vajtje-ardhje, nëse të dyja përfundojnë në barazim, kalon ekipi që ka shënuar më shumë gola në fushë kundërshtare, sipas rregullit në fuqi. Një rregull që shpesh ka shkaktuar pakënaqësi dhe që tani duket se i ka ardhur fundi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë