Politike

Ambasadori i OSBE: Për 25 Prillin s’kam koment, pres raportin përfundimtar të ODIHR-it

Përgjigja më e mirë e Ambasadorit të Prezencës së OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco për zgjedhjet në Shqipëri do të jetë raporti përfundimtar i ODHIR-it

“…Unë kam 6 muaj në Shqipëri dhe që në Shqipëri ka pasur zgjedhje. Vlerësimi i procesit zgjedhor bëhet nga bashkëpunëtorët tonë të ODIHR e cila është zyra jonë për të drejtat e njeriut.

Tashmë kemi publikuar një raport në shenjë demokracie dhe transparence dhe është i aksesueshëm nga të gjithë në rrjete. Po presim rezultatin përfundimtar që uroj që shumë shpejt t’i prezantohet publikut dhe autoriteteve shqiptare, nuk kam një datë të saktë.

Shpresoj që të ketë një mirëkuptim racional dhe jam në pritje të raportit përfundimtarë nga kolegët e ODIHR para se të bëj komente të arsyeshme”, tha ai

Por si i duket klima politike në Shqipëri?

“Më duket se ka një dozë të shtuar dinamike dhe gjallërie”, u përgjigj ambasadori i OSBE


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë