Ashtu si edhe në takimet e tjera, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u kujdes të theksonte para demokratëve se 25 Prilli ishte një masakër zgjedhore.
Por ajo që dalloi në takimet e tij në Vlorë, Sarandë dhe Selenicë, ishte mënyra se si ai po e sheh garën e brendshme për kreun e PD dhe kandidatët përballë tij.
“…Kundërshtari ynë e ka të qartë se çfarë do të arrijë. Do që ne të mos vazhdojmë së bashku, do të mos vazhdojmë betejën e nisur. Ndaj, kërkesa ime e parë është ta konsiderojmë këtë proces të brendshëm si një mundësi pozitive jo vetëm për të komunikuar me njëri-tjetrin, por dhe të na sjellë më afër njëri-tjetrit që të dalim më të bashkuar nga ky proces.
Mos t’i japim kënaqësinë kundërshtarit që ky proces i diktuar nga rregullat e brendshme të kthehet në një vegël për ta përdoruar kundër nesh.
Përkundrazi të shpalosim vlerat tona më të mira. Se pavarësisht asaj që thuhet ne jemi partia që bën garë, ne jemi partia që bën debat. Ai ka 12 vjet që s’bën zgjedhje në parti. Kjo është një tjetër vlerë të cilën duhet ta mbajmë e ta çojmë deri në fund ku me 13 qershor pjesëmarrja masive në këtë proces i cili duhet të zbatohet sipas të gjitha rregullave statutore do të konfirmojë edhe njëherë vlerat tona dhe duhet ta shohim si një tjetër stacion në betejën që vazhdon deri në largimin e regjimit…”, tha ai
Basha theksoi se në këtë rrugëtim debati i brendshëm ka vlerë, dhe duhet mirëpritur.
“Megjithatë nxitimi apo paqartësia që mund të sundojë zemrat apo mendjet e dikujt, nuk mund të kthehet në arsye për të hedhur poshtë atë që kemi ndërtuar së bashku.
Historia mund të rishkruhet sa herë të duam, por nuk mund të rishkruhet në kurriz të sakrificës së demokratëve. Betejat që kemi bërë së bashku na kanë bërë më të fortë jo më të dobët. Është e lehtë të gjykosh pas kuvendit apo të bësh trimin pas lufte, e rëndësishme është të marrësh vendimet e duhura për vendin dhe të kesh kurajon t’i zbatosh siç kemi bërë gjatë këtyre 4 viteve të fundit dhe gjatë këtyre 8 viteve përballjen me këtë regjim”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje