Politike

Kim viziton SPAK-un: 2021 nisi shkëlqyeshëm, koha e pandëshkueshmërisë mori fund

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u takua këtë të premte me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe drejtoren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada thuhet se qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi rezultatet e suksesshme të SPAK dhe sfidat me të cilat organet e reja të drejtësisë po përballen në vitin e tyre të parë.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin rolin e rëndësishëm që SPAK ka në zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi. Zhvillimi i vërtetë po ndodh. SPAK e nisi vitin 2021 me rezultate të vërteta nga çështje të mëdha. Ndërsa mesi i vitit 2021 po afron, kreu Kraja dhe Drejtori Hajnaj i rikonfirmuan Ambasadores Kim se puna po vijon intensivisht në SPAK”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada thotë se sulmet dhe sfidat që ka përpara, nuk e kanë shpërqëndruar SPAK nga objektivi për të treguar se askush nuk është mbi ligjin.

“Ata vazhdojnë të hetojnë krime të ndryshme, të organizuara e të mëdha, korrupsionin dhe krimet zgjedhore dhe janë të vendosur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin!”, mbyllet mesazhi i SHBA.
a


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë