Me një postim në Tuiter, Juventusi i ka uruar mirëseardhjen trajnerit Masimiliano Alegri, i cili rikthehet në krye të bardhezinjve. “Rinisemi së bashku, rinisemi me Maks”, – shkruhet në postimin e klubit torinez, që nuk përmend termat ekonomikë të akordit mes palëve. Megjithatë, nga shtypi thuhet se është arritur një marrëveshje për 4 sezone, me një pagë në rreth 9 milionë euro në vit, plus bonuset.
“Masimiliano Alegri është sërish trajner i Juventusit. Masimiliano Alegri është trajneri i ri i Juventusit”. Klubi qëllimisht ka luajtur me termin “i ri” në lidhje me trajnerin. Alegri kthehet në një stol që e njeh shumë mirë, një klub që e do, për të nisur një udhëtim të ri dhe për arritje të reja. “Ajo çka trajneri ka bërë herën e parë, ka mbetur në historinë e klubit”, – shkruhet gjithashtu në komunikatën e zyrtarizimit.
Bentornato, Max! ⚪⚫#AllegriIN
— JuventusFC (@juventusfc) May 28, 2021
Pas njoftimit të paradites për ndarjen me Andrea Pirlon, rikthimi zyrtar i Alegrit ishte vetëm çështje orësh. Indicjet ishin të qarta, duke nisur me xhaketën e hedhur në fushë, atë që Alegri e shqeu në dhjetor të 2015-ës në fushën e Karpit, kur Juventusi rrezikoi të barazohej nga të zotët e shtëpisë nga 1-3 në 3-3.
Zhvillime të reja edhe në lidhje me të ardhmen e Andrea Pirlos. Pas përvojës zhgënjyese njëvjeçare me Juventusin, ish-mesfushori pritet që të vazhdojë të drejtojë në Serinë A. Ai ka theksuar se e ardhmja e tij është e lidhur me trajningun dhe shtypi italian bën me dije se telefonatën e parë Pirlo e ka marrë nga Udineze.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje