Kryeministri Edi Rama përjashtoi mundësinë e çdo lehtësimi të mëtejshmë të masave anti-Covid, përtej atyre n që njoftoi Komiteti Teknik.
Vendimi i Komitetit është qortuar nga një pjesë e opinionit publik dhe nga bizneset si i pakuptimtë, përsa kohë situata epidemiologjike paraqitet e lehtësuar dhe e qëndrueshme.
Por, Rama tha se kjo situatë nuk duhet të na fusë në kurthin e euforisë.
“Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore anti-Covid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!”, tha Rama.
Komiteti Teknik sugjeroi shkurtimin e orës policore nga 22 me 06 në 23 me 06, duke filluar prej muajit qershor dhe reduktimin e më tejshëm të kufizimeve të lëvizjes deri në mesnatë duke nisur nga muaji korrik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje