Politike

“25 Prilli masakër elektorale”, Nishani: Teza e Bashës, e padrejtë. Harxhi: Degët e PD nuk dëgjohen

“25 Prilli masakër elektorale”, Nishani: Teza e Bashës, e padrejtë. Harxhi: Degët e PD nuk dëgjohen   

Bujar Nishani dhe Edith Harxhi zhvilluan një takim me demokratët e Korcës, si pjesë e fushatës për kryetarin e partisë  

“Sot PD është në një situatë kaotike, dëshpërimi, zemërthyerje, por a mund të mbetemi peng i këtij momenti? Unë mendoj që jo. PD ka resurse dhe forca të panumërta. Përtej zemërthyerjes dhe goditjes së fortë duhet të projektojmë PD-në e së nesërmes.

Duke qenë se jemi në fushatën për zgjedhjen e kryetarit unë dua të përfitoj nga rasti, ka qenë një fushatë e pabarabartë, e vështirë, përballë një makineria qeveritare që nuk njeh rregulla dhe as kode. Ka qenë një situatë që është përballuar vetëm për shkak të dinjitetit dhe sakrificave të çdo demokrati.

 Ky dëshpërim u thellua më keq pas 25 prillit se pritshmëritë tona ishin më të mëdha sepse shqiptarët kishin përballë një qeverisje të korruptuar. Me të drejtë të gjithë do të rendisin vështirësitë, padrejtësitë, dhunën, manipulimet, blerjen e votës. Kur një parti opozitare fiton besimin e shumicës së qytetarëve, ato shkojnë të votojnë pa marrë parasysh forcën e shtetit dhe bën përmbysjen e qeverisë. Jam i bindur që ky regjim, apo model qeverisjeje, nuk mund që ta ndryshojmë vetëm përmes kërkesave tona publike apo ekzistencës, por e rrëzojmë atë përmes aktivitetit dhe kontributeve dhe këtu duhet të fillojë analiza dhe reflektimi dhe projektimi i një të nesërme, nuk do kishte vlerë nëse do mbesnim peng të së drejtës…” tha Nishani gjatë takimit me demokratët. Sipas tij, është e padrejtë dhe spekulative teza e Bashës se Rama me masakër elektorale. “Kjo është manipulative. Pyetja duhet të ishte a i fitoi apo i humbi PD zgjedhjet?”, tha Nishani.

Ndërsa kandidatja në garën për kreun e PD-së, Edith Harxhi tha se PD në Tiranë nuk dëgjon fjalën e degëve në rretheve.

“8 vjeçari më i vështirë i PD në opozitë, me qeverisjen mjaft të dobët të Ramës, ka bërë që kjo opozitë të jetë më pak e mundur për të bërë aq sa duhet, por angazhimi juaj me strukturat jo vetëm duhet të vlerësohet, por ne të gjithë hyjmë e dalim në seli, por harrojmë atë që bëjnë strukturat, prandaj unë ju falënderoj. Në qendër nuk dëgjohet fjala e degëve”, tha Harxhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë