Politike

Opozita parlamentare u fut në zgjedhje, i dha PS-së 33 mijë vota dhe doli sërish në…opozitë

“Opozita” zyrtare në Parlament i dha Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit rreth 33 mijë vota. Pjesa më e madhe e emrave që kandiduan në listat e PS-së nuk arritën që të hyjnë në parlamentin e ri, ndërsa ironike është fakti se në parlamentin e vjetër, që vijon punën deri në korrik, ata janë zyrtarisht opozitarë.

Instituti i Studimeve Politike ka analizuar votën personale të marrë nga deputetët e opozitës parlamentare. Në total, janë rreth 41 mijë vota, ku 33 mijë kanë shkuar për PS-së dhe rreth 6 mijë për Partinë Demokratike.

“Ironia më e madhe është fakti se ndonëse zgjedhjet kanë përfunduar dhe parlamenti i vjetër vijon të funksionojë deri në korrik 2021, deputetë “opozitarë” që konkurruan me PS në prill 2021 vijojnë të jenë zyrtarisht “opozitë” dhe trajtohen të tillë në strukturën e organizimit parlamentar”, thotë ISP.

Sipas vëzhgimit të ISP emrat e deputetëve që kanë përfunduar në kryelajme mediatike për deklarata skandaloze, batuta dhe akte joetike janë ndëshkuar nga elektorati dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë më shumë se 13 vota në total.

Shpërndarja e votës së opozitës parlamentare. Burimi ISP

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë