“Air Albania Stadium” do të presë sot, në orën 19:00, finalen e Kupës së Shqipërisë. Vllaznia përballë Skënderbeut, në Shkodër presin trofeun si “ngushëllim” për titullin e munguar kampion, të cilit skuadra kuqeblu i shkoi shumë pranë këtë sezon. Edhe në Korçë besojnë se skuadra mund t’u dhurojë emocione të tjera, duke parë ecurinë e mirë në fundin e kampionatit.
Vllaznia niset favorite në këtë ndeshje, ka një grup me më shumë kualitet, por në një ndeshje teke gjithçka mund të ndodhë. Të dyja skuadrat pritet të zbresin në fushë me formacionin më të mirë sezonal. Trajneri Tomas Bërdariç ka theksuar në konferencë shtypi se beson shumë te fitorja e të tijve. Në anën tjetër, Migen Memelli u shpreh se kundërshtari duhet të pështyjë gjak për të mundur Skënderbeun. Është “lufta e ftohtë” e deklaratave, gjithçka do të tregojë fusha.

Në lojë është edhe shpërblimi prej 50 milionë lekësh që jep FSHF-ja. Edhe më të motivuar pritet të jenë shkodranët, pasi presidenti i tyre, Alban Xhaferi, ka akorduar një shpërblim në rast fitoreje. Tifozët shkodranë, mes humorit e batutave presin të festojnë pas ndeshjes së sotme, për të mbyllur në mënyrën më të bukur një sezon që u ka rikthyer emocionet. Vllaznia e ka siguruar Europën nga edhe nga kampionati, kështu që nuk ka asnjë lloj presioni.
Për Skënderbeun, përveçse një trofe i fituar, do të ishte një vit më pak në dënimin e marrë nga UEFA për të mos luajtur në Europë për 10 vjet. Fitorja e mundshme sot në kryeqytet, do të kishte më tepër vlera morale për korçarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje