Në Izrael, lideri i partisë Yamina, Naftali Benet, ka njoftuar se do të kërkojë të formojë një ekzekutiv të unitetit kombëtar me Yair Lapid dhe kundërshtarët e kryeministrit Benjamin Netanjahu.
Vendimi duket se do të jetë një hap themelor drejt fundit të sundimit të Netanjahut, i cili është në pushtet prej 12 vjetësh. Benet tha se ai mori vendimin për të parandaluar vendin nga “rrëshqitja në zgjedhjet e pesta radhazi në pak më shumë se dy vjet”.
Zgjedhja e udhëheqësit të Yamina për të mbështetur Yair Lapid u sulmua nga Netanjahu. “Bennet po ju mashtron, ky është mashtrimi i shekullit. Ai tha në fushatën elektorale se nuk do ta mbështeste Lapid, se ai ishte një njeri i djathtë, i lidhur me vlerat e tij. Naftali, vlerat tuaja kanë peshën e një pende”.
Netanjahu akuzoi Benet se kishte bërë “shumë kthesa” gjatë karrierës politike, pastaj shtoi: “E vetmja gjë për të cilën interesohet, është të jetë kryeministër. Është skandaloze, që me 6 vende në Parlament të mund të bëhesh kryeministër. Izraelitët që më zgjodhën me 2 milion e gjysmë vota, më donin kryeministër”.
Qeveria e re që do të bashkonte partitë nga e djathta, qendra dhe e majta, po ashtu edhe me mbështetjen nga partia islamike arabe Ra’am, do të formonte një qeveri uniteti për të nxjerrë vendin nga problemet politike prej dy vjetësh tashmë dhe kalimin e sfidave në rimëkëmbjen e vendit nga koronavirusi, shkruajnë mediet izraelite.
Sipas marrëveshjes së raportuar, Bennet do të shërbejë si kryeministër për dy vitet e para të qeverisë duke u zëvendësuar më pas për dy vitet e tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje