Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu mbërriti në Greqi të dielën, ndërsa dy vendet anëtare të NATO-s përpiqen të zbusin marrëdhëniet e tensionuara nga një sërë mosmarrëveshjesh, përfshirë mbi të drejtat për kërkime për energji në Mesdheun lindor.
Ndalesa e parë e zotit Cavusoglu ishte rajoni verilindor i Trakës, pranë kufirit turk, ku u takua me anëtarë të komunitetit mysliman.
Greqia e njeh komunitetin si pakicë fetare, por Turqia i referohet asaj si pakicë etnike turke.
Kjo pjesë private e udhëtimit vjen një ditë përpara vizitës zyrtare të zotit Cavusoglu në Athinë ku ai është planifikuar të takohet me homologun grek Nikos Dendias.
Greqia dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje prej dekadash për një numër çështjesh, përfshirë të drejtat territoriale në Egje, kufijtë detarë dhe ajrorë dhe të drejtat e pakicave.
Pas përshkallëzimit të tensioneve vitin e kaluar, dy vendet janë përpjekur të përmirësojnë gradualisht lidhjet dhe zoti Dendias vizitoi Turqinë në mes të prillit për bisedime me homologun turk.
Por një konferencë e përbashkët për shtyp pas atij takimi u kthye në një shkëmbim të rrallë publik akuzash me replika dhe shprehje pakënaqësish.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje