Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho reagoi pas vendimit të KAS që rrëzoi kërkesën e PD-së për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Korçë.
“Në Korçë qytetarët panë masakrën zgjedhore shumë kohë përpara ditës së zgjedhjeve. Panë sesi çdo institucion shtetëror u vendos në shërbim të Partisë Socialiste. Njerëzit panë sesi u punësuan qindra njerëz gjatë fushatës, u dhanë qindra leje legalizimi, u shpërndanë tendera për të blerë votat, u blenë votat me para në dorë.
Këto fakte janë kallëzuar të gjitha në SPAK, por asnjë nga provat për blerjen e votës nuk u morën parasysh.
Shërbëtorët e Edi Ramës në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve i mbyllën sytë para të vërtetës për të mbrojtur pushtetin e vjedhur të regjimit Rama-Doshi.
Në shkelje të ligjit, KAS refuzoi të marrë zyrtarisht provat për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën për votën e lirë. 3 anëtarët e zgjedhur të Partisë Socialiste në KAS po u mohojnë shqiptarëve të drejtën për transparencë të zgjedhjeve të blera”, tha Spaho.
Spaho i drejtoi disa pyetje KAS-it? “Pse refuzoi të marrë informacion në zyrat e Kadastrës për legalizimet elektorale, në zyrat e Bashkive dhe disa agjencive qeveritarë për punësimet e paligjshme elektorale? Pse refuzoi t’u kërkojë agjencive ligjzbatuese informacion për përfshirjen e krimit në blerjen e votës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje