Futboll

Super Liga/ Beteja mes UEFA-s dhe klubeve rebele përfundon në Gjykatën Europiane

Kërcënimet për sanksione, mes të cilave përjashtimi nga kupat europiane, sulmet mediatike dhe akuzat e forta nuk kanë dhënë efekt. Beteja mes UEFA-s dhe tre klubeve që i kanë qëndruar besnik projektit të Super Ligës, Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit, vazhdon në një tjetër terren, atë të Gjykatës së Drejtësisë Europiane.

Tre klubet në fakt e kanë kontestuar pretendimin e UEFA-s dhe FIFA-s për shkelje të normave të Bashkimit Europian në lidhje me konkurrencën. Ata i referohen qëndrimit të Gjykatës Tregtare të Madridit, që e paralajmëroi UEFA-n në lidhje me masat e mundshme disiplinore.

Ceferin, presidenti i UEFA-s. Gazeta Si, 31 maj 2021

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian duhet të bëjë tashmë një interpretim të normave përkatëse në procedurë dhe kjo do të vlejë edhe për të gjithë gjykatësit që do të gjenden në një situatë analoge në të ardhmen.

Klubet e Super Ligës pretendojnë se UEFA dhe FIFA kanë mbajtur një qëndrim dominant dhe abuziv. Sipas tyre, nëse do të merren masat e paralajmëruara, do të minohej konkurrenca e lirë në territorin e Bashkimit Europian. Sipas gjykatësit Manuel Ruiz de Lara, titullar i Mecantil 17 në Madrid, interpretimet e artikujve 101 dhe 102 të traktatit mbi funksionimin e Bashkimit Europian janë ato që tregojnë se UEFA ka abuzuar me qëndrimin e saj autoritar.

Procesi mund të zgjasë dy muaj, edhe pse sentenca mund të përshpejtohet, nëse ia kërkon Gjykata, gjë që ka shumë mundësi të ndodhë. Çështja në fjalë duhet të trajtohet në mënyrë urgjente për të pasur një vendim para nisjes së edicionit të ri të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë