Politike

PD: Zgjedhjet do t’i “çojmë” në Kushtetuese dhe Strasburg

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe kandidatin e pavarur, Kreshnik Merxhani, për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës.

Pas këtij vendimi, përfaqësuesi demokrat në Kolegj, Ivi Kaso tha se gjykata nuk mori parasysh administrimin e 19 provave të depozituara nga PD.

“Beteja për transparencë është një betejë shumëplanëshe, nuk ka lidhje thjesht dhe vetëm me rezultatin zgjedhor. Zhvilluam planin administrativ me kërkesën  që kemi parashtruar në KQZ dhe më pas në KAS, zhvillohet në planin penal, në një sërë kallëzimesh penale të cilat janë ende sot, nga sa kemi ne informacion, objekt shqyrtimi i SPAK por edhe të prokurorive të rretheve, mund të zhvillohet në rrafshe të tjera kushtetuese, dhe në atë të të drejtave të njeriut, pasi shkeljet që kemi ngritur në kërkesën tonë për pavlefshmëri, janë shkelje shumëplanëshe dhe të jeni të sigurt se të gjithë autorët dhe zbatuesit e masakrës zgjedhore, se çdo veprim i tyre në mos sot, do të vihet përpara gjykimit të shqiptarëve, përpara gjykimit të agjensive ligjzbatuese, dhe secili do të japë llogari për veprimet dhe mos-veprimet e veta, në përputhje me ligjin përsa i përket të gjithë përgatitjes së procesit zgjedhor të 25 prillit ashtu edhe ekzekutimit të tij”, tha Ivi Kaso.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë