Nuk është një mister që Mauricio Sarri është në majë të listës së prefefencave të Lacios për të zëvendësuar Simone Inzagin. Dhe tani nuk ka më pengesa për mbylljen e marrëveshjes, sepse Juventusi ka vendosur ta zhvlerësojë ospionin për vitin e tretë të kontratës. Sarri do të marrë 2.5 milionë dhe është i lirë të firmosë me një klub tjetër.
Kjo situatë ka bërë që Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios të shkojë menjëherë në Toskana për të gjetur akordin me trajnerin. Sarri ishte ende nën kontratë me Juventusin dhe drejtuesit e tij kanë vepruar para rinovimit automatik për të minimizuar kostot. Nëse aktivizohej rinovimi, Juventusi rrezikonte t’i paguante dyfishin trajnerit si ndëshkim, nëse ai nuk gjente një skuadër të re.

Tashmë Lacio ka përshpejtuar hapat. Tare ka shkuar në shtëpinë e Sarrit dhe pritet që palët të bien dakord, pasi vlerësimi është reciprok. Oferta e Tares është për një kontratë 3-vjeçare me rreth 3 milionë euro në sezon, plus bonuset. Sarri ka dëshirë të kthehet në stol sa më shpejt dhe grupi që ka Lacio është adapt për lojën e tij, me ndonjë ndërhyrje të vogël.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje