Romelu Lukaku është lojtari më i mirë i Serie A për sezonin 2020/2021. Belgu që ka udhëhequr Interin drejt fitimit të titullit kampion, është përzgjehdur si “Lojtari i sezonit”, falë paraqitjes së tij dhe numrave të jashtëzakonshëm, ku veçohen 24 golat dhe 11 asistet, që e bëjnë atë të parin në historinë e kampionatit që e mbyll sezonin me “dopio dopio” nga 20 dhe 10, që kur kjo e dhënë po regjistrohet, pra nga sezoni 2004/2005.

Lukaku pason në këtë vlerësim Paulo Dibalën, fituesin e çmimit për sezonin 2019/2020. Portieri më i mirë i sezonit u zgjodh Donaruma, mesfushori më i mirë Barela dhe sulmuesi më i mirë Ronaldo. Mes statistikave kryesore që e bënë numrin 9 të Interit të fitojë ndaj kampionëve të tjerë të mëdhenj janë:
- Efiçenca teknike konstante, me një mesastare në linjë me “top player”-at europianë (95,1%).
- Fuqi atletike me një tregues efiçence fizike prej 95,5%.
- Udhëheq skuadrën me agresivitet ofensiv 98% dhe përshkon në çdo ndeshje 1 kilometër më shumë se norma e intensitetit maksimal (20 km/h).
- Mes më të mirëve në botë për të mbrojtur topin dhe ndihmon shumë në depërtimet e shokëve me hapësirat që krijon.
- Me 24 gola dhe 11 asiste është lojtari i parë i aftë të kalojë kufirin e 20 golave dhe 10 asisteve në një sezon të vetëm të Serisë A që nga sezoni 2004/05.
Romelu Lukaku ka reaguar në Tuiter për çmimin dhe ua ka dedikuar atë tifozëv etë Interit: “Zoti është i madh! Një falënderim i madh për shokët e skuadrës, për trajnerin Antonio Konte dhe stafin e tij! Ky çmim është për tifozët e Interit, faleminderit për mbështetjen tuaj në këtë sezon”, – ka shkruar bomberi belg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje