Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën ankimore të PD-LSI për zgjedhjet në qarkun e Vlorës.
Në mbledhjen e së martës, Kolegji vendosi të mos merren parasysh provat shtesë të opozitës, që sipas tyre tregojnë se paligjshmërinë e zgjedhjeve të 25 prillit.
Më herët, përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso tha se ndikimi disa emrave të pushtetit vendor në Vlorë, ka ndikuar në vullnetin e qytetarëve.
“Afrim Qendor, Klodian Troci, Erion Osmanaj me veprime konkrete kanë konsumuar vepra penale të shpërdorimit të detyrës. Këta shtetas kanë përdorur administratën nën presionin për largimin nga puna.
Kanë përdorur asete të tjera, legalizime në këmbim të votës. Kanë dhënë edhe para në këmbim të votës si dhe kanë mbledhur karta identitetit. Këto fakte ashtu si janë mbledhur nga strukturat tona dhe janë dorëzuar në SPAK. Këto i kemi paraqitur edhe para jush. Shit-blerja e votës është jo vetëm një konstatim i joni, por edhe një problem i bërë i ditur edhe në raportin paraprak të OSBE ODIHR.
Vetë SPAK ka informuar misionin e ODIHR që deri në 24 prill kjo struktura ka në hetim më shumë se 30 çështje që lidhen me shitblerjen e votës. Ka pasur edhe vendimmarrje të tjera në kundërshtim me aktet ligjore”, u shpreh Kaso.
Të hënën, Kolegji rrëzoi ankimin për qarkun e Gjirokastrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje