Politike

Basha: Kush mendon se Rama fitoi zgjedhjet është mendjelehtë, s’do presim 2025-n për fitore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i vuri para faktit të kryer demokratët e Lushnjës, Patosit dhe Divjakës se kush mendon se 25 Prilli ishte një fitore e Edi Ramës dhe jo masakër zgjedhore, është mendjelehte dhe përçarës i partisë.   

“…Duke refuzuar mendjelehtësinë e atyre që për interesa të çastit apo mllefe të çastit e konsiderojnë 25 prillin fitore të Edi Ramës dhe jo një masakër zgjedhore duke i shërbyer kështu mendjelehtësi projektit të Edi Ramës për të na përçarë sërish qoftë duke bërë të mundur përmes bashkimit tonë sot dhe akoma më shumë me 13 qershor  të vazhdojmë deri në fund betejën e nisur që mund të ketë një dhe vetëm një përfundim: jo bashkëpunimin me atë që vodhi shpresën e shqiptarëve, por rrëzimin një orë e më parë të atij që vodhi vullnetin e shqiptarëve”, tha Basha.

Duke i mbetur kësaj logjike, Basha nënvizoi se pakt me Ramën nuk ka. ”Dora e shtrirë për bashkëpunim pasi ke vjedhur zgjedhjet, do të thotë të bëhesh ortak në vjedhje. Pretendimet për reformë zgjedhore pasi ke vjedhur zgjedhjet, tregojnë jo thjesht tmerr dhe ankth, po dhe analfabetizmin politik të atyre që i kemi përballë”.

Basha tha gjithashtu se opozita nuk do të presë zgjedhjet parlamentare të 2025-ës për të sjellë ndryshimin që sipas tij nënkupton “ç’montim i regjimit Rama-Doshi”  

“25 prilli nuk mund kurrsesi të zgjasë siç thonë mendjelehtët dhe shpirt turbulluarit deri në 2025 sepse as demokracia e as Shqipëria nuk mund të presin deri në 2025-ën…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë