Ançeloti kthehet në Madrid. Trajneri italian është konfirmuar si trajneri i ri i Realit. Italiani ka lënë futbollin e periferisë, duke falënderuar Evertonin, për t’u kthyer pas 6 vitesh te Reali. Orët e fundit ai ishte kandidati numër 1 për të marrë drejtimin e madrilenëve, duke parakaluar emrat e tjerë në listë. Klubi njoftoi zyrtarisht kthimin e Ançelotit, i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.
👋 #WelcomeBackAncelotti
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 1, 2021
👉 @MrAncelotti pic.twitter.com/BcqI63qkqY
Lajmi për rikthimin Ançelotit te Reali ka surprizuar jo pak, duke pasur parasysh mënyrën si është trajtuar dhe shkarkuar italiani në dyvjeçarin e parë në stolin e madrilenëve. Vitin e parë ai arriti të fitonte të famshmen “Décima” në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit ndaj Barcelonës në atë finale me gol të Bejlit. Të gjithë e kujtojnë sprintin e tij jashtë fushe. Ajo skuadër kishte uljet dhe ngritjet e veta.

Viti i dytë nisi shumë mirë dhe kulmoi me fitimin e Botërorit të Klubeve, por 2015-a solli probleme të natyrave të ndryshme dhe Perez e shkarkoi Ançelotin. Tani, 6 vite më pas, ai kërkon t’i sërish besojë italianit. Një dëshirë që e ka kënaqur Ançelotin, i cili tek Evertoni është mirë, por dihet që Madridi është Madrid. Edhe bashkëshortja e tij e adhuron këtë qytet.
Ançeloti kthehet me dëshirë te Reali. Emrat e tjerë për pasuesin e Zidan ishin Mauricio Poketino, Antonio Konte dhe Raul.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje