Futboll

Mbape dhuratë për Ançelotin, Ronaldo në Paris dhe Ikardi te Juventusi

Kilian Mbape pritet të jetë dhurata e madhe e presidentit Florentino Perez për trajnerin e ri të Realit, Karlo Ançeloti, i cili firmosi një kontratë 3-vjeçare mbrëmjen e së martës. Sulmuesi francez joshet shumë nga një aventurë me Realin, klubin me më shumë trofe në Ligën e Kampionëve. Prej kohësh kampioni i botës është një objektiv i madrilenëve, por tani duket se ka ardhur momenti për të bërë lëvizjen konkrete.

Zhvillime interesante pritet të ketë edhe në aksin Paris-Torino. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Kristiano Ronaldo mund të veshë fanellën e PSG-së. Pavarësisht qëndrimeve të fundit të portugezit, i cili ka lënë të kuptohet se do të vazhdojë me Juventusin, emri i tij është githmonë i nxehtë për rikthimin e mundshëm te Mançester Juanjtid, por tani më shumë për kalimin te PSG.

Mauro Ikardi, sulmuesi i huazuar te PSG nga Interi. Gazeta Si, 2 qershor 2021

Në anën tjetër, nën urdhrat e Alegrit do të vihej sulmuesi Mauro Ikardi, i cili do të linte Parisin. Drejtuesit e Juventusit e kanë ndjekur gjithmonë me vëmendje pistën e Ikardit dhe gjasat janë që argjentinasi të vishet bardhezi shumë shpejt. Janë këto disa nga pistat më intriguese të merkatos së verës, ku klubet e mëdha synojnë të veprojnë me shpejtësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë