Bota

E-mailet në fillim të pandemisë, Fauci “i ndarë” mes Kinës dhe Shtëpisë së Bardhë

Pandemia Covid 19 shpërtheu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës midis marsit dhe prillit 2020. Në të njëjtin muaj, Anthony Fauci u bë figura më e rëndësishme në luftën kundër Covid 19.

Gazeta amerikane, “Washington Post” ka siguruar email-et e shkruara dhe të marra nga virologu në adresën e tij elektronike në serverin e “Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive”. Bëhet fjalë për 886 faqe material, ku mediat amerikane kanë publikuar një përmbledhje të vogël me 6 pika.

1)Fauci menjëherë bie në kontakt me një shkencëtar kinez, George Gao, drejtor i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Gao përgënjeshtron përmbajtjen e një interviste me revistën “Science”, në të cilën akuzonte qeverinë e SHBA-ve se kishte “kryer një gabim të rëndë, duke mos kërkuar që qytetarët të mbajnë maska”. Ai i shkruan Faucit: “Le të punojmë së bashku për të mposhtur virusin”. Përgjigja e virologut amerikan është: “Nuk ka problem, le ta përballojmë së bashku”.

2)Në e-mail, Fauci kurrë nuk e sulmon asnjëherë drejtpërdrejt Donald Trumpin. Shkencëtari, megjithatë, shpejt bëhet shënjestra e një pjese të bazës republikane, e cila e konsideron atë një sabotator ndaj presidentit.

Një tjetër e-mail arrin nga Gao: “Shoh që po sulmoheni”. Përgjigja e Fauci-t: “Mos u shqetëso, gjithçka do të jetë mirë, edhe pse ka disa njerëz të çmendur në këtë botë”.

3)Kontaktet midis shkencëtarit dhe Shtëpisë së Bardhë duket se mbahen në veçanti nga Marc Short, shefi i stafit të zv.presidentit, Mike Pence.

“Washington Post” raporton një mesazh të fshehtë nga Short: “Ju keni identifikuar simptomat, por keni diagnostikuar gabimisht shkakun”. Ndoshta i referohet faktit që Fauci ishte kundër rihapjes së plotë të ekonomisë (“shkaku” i pandemisë).

4)Një deputet republikan, Fred Upton, nga Miçigani i kërkon Faucit sqarim për përdorimin e mundshëm të hidroksiklorokinës, e konsideruar nga Trump si një kurë efektive për Covid-19. Fauci përgjigjet: “Është thuajse e sigurt që nuk duhet”. Dhe pastaj, Upton përfundon: “Ju vazhdoni të thoni të vërtetën e imponuar nga shkenca”.

Në të vërtetë, Upton do të jetë një nga dhjetë deputetët republikanë që do të votojnë për shkarkimin e Trumpit, të akuzuar për nxitjen e sulmit në Kapitol Hill në 6 janar 2021.

5)Pothuajse të gjithë kërkojnë virologun e njohur për këshilla ose para se të marrin vendime për ndikimin social. Tom Mayer, zyrtari kryesor mjekësor i NFL, Liga e Futbollit Amerikan (e ashtuquajtura regbi), dëshiron të dijë nëse ndeshjet mund të luhen me publik. Fauci thotë: “Është virusi ai që do të vendosë për ne”.

6)Materiali konfirmon lidhjen e ngushtë midis Faucit dhe Bill Gates. Një e-mail dokumenton një bisedë të gjatë në 1 prill. Pastaj, Emilio Emini, drejtori i Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, i ngarkuar me ndjekjen e dosjes së vaksinës, i shkroi shkencëtarit: “Unë ju shoh çdo ditë në TV… Jam seriozisht i shqetësuar për shëndetin tuaj… kombi dhe bota ka absolutisht nevojë për udhëheqjen tuaj”. Fauci përgjigjet në orën 1.53 të mëngjesit: “Unë përpiqem të bëj më të mirën, duke pasur parasysh atë që po kalojmë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë