Pas Shqipërisë, pas Sali Berishës, Departamenti Amerikan i Shtetit trondit edhe Bullgarinë, një vend që është edhe anëtar i BE-së. Ned Price, Zëdhënësi i Departamentit të shtetit për SHBA-në ka shpallur publikisht “non grata” pesë ish-zyrtarë bullgarë, konkretisht Aleksandër Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov dhe Delyan Slavchev Peevski, si dhe zyrtarin aktual Ilko Dimitrov Zhelyazkov me akuzën se janë përfshirë në vepra korruptive.
Ned Price, Zëdhënësi i Departamentit të shtetit për SHBA-në ka shpallur publikisht “non grata” pesë ish-zyrtarë bullgarë, konkretisht Aleksandër Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov dhe Delyan Slavchev Peevski, si dhe zyrtarin aktual Ilko Dimitrov Zhelyazkov me akuzën se janë përfshirë në vepra korruptive.
Në detyrat e tyre zyrtare si Zëvendës ministër i Ekonomisë, Drejtor i Agjencisë Shtetërore dhe si Kryesekretari i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë vendit, përkatësisht, Manolev, Haralampiev dhe Tomov, ishin të përfshirë në veprime korruptive që cënonin shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut bullgar duke përdorur ndikimin e tyre politik dhe pushtetin zyrtar për përfitime personale.
Si anëtar i parlamentit, Peevski përdori Zhelyazkov, një zyrtar në Byronë Kombëtare për Kontrollin mbi pajisjet speciale të mbledhjes së inteligjencës, si ndërmjetës dhe bashkëpunëtor në shitje për të paguar ryshfetet dhe për të mbrojtur veten nga vëzhgimi publik duke ushtruar kështu ndikim mbi institucionet dhe sektorët në shoqërinë bullgare .
Departamenti i Thesarit gjithashtu ka caktuar se ata do të shpallen non grata për rolet e tyre në korrupsionin publik.
Këto vendime bëhen nën seksionin7031 të Departamentit të Shtetit për Operacionet dhe Programet e Ndërlidhura.
Ned ka deklaruar se përveç Manolev, Haralampiev, Tomov, Zhelyazkov dhe Peevski, do shpallen gjithashtu non grata fëmijët dhe familjet e tyre duke mos u lejuar kështu hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fund ai thekson se Departamenti i SHBA do të vijojë punën dhe do të përdorë autoritetin e tij për të ndaluar të gjithë aktorët e korruptuar jo vetëm në rajon por edhe në botë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje