Politike

Gara për kryetarin, Shehaj: Nuk do t’i përdor anëtarët e PD si mjet për pushtetin

Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj, gjatë takimeve të zhvilluara ditën e enjte me demokratët, tha se në rast fitoreje ai nuk do ta përdorë partinë si mjet për pushtetin.

Shehaj shpalosi të vetmen pikë që i mëshon në platformën e tij se kandidatët për deputet duhet të zgjidhen përmes parimit ”një anëtar një votë”  

“Partia që unë do drejtoj, nëse e fitoj këtë besim, do jetë partia e anëtarësisë. Kandidatët për deputetë do të zgjidhen sipas parimit një anëtar një votë.

Anëtarët do të votojnë për çdo vendim të rëndësishëm të partisë me anë të një platforme online.

Unë do jem në komunikim të përditshëm me anëtarët dhe nuk do i përdor ata si mjet për pushtetin.

Unë do punoj për demokratët e thjeshtë. Bashkë do të fitojmë dhe do të ndryshojmë Shqipërinë”, tha Shehaj.

Ai e bazon garën e tij në logjiken politike se Lulzim Basha nuk mund ta sjellë dot PD-në në fitore.      

“Demokratët duan një udhëheqës që i del për zot aspiratës së tyre dhe që as nuk tërhiqet e as nuk ankohet para vështirësive, por lufton deri në fund për të fituar. Dhe që, nëse nuk fiton, merr përgjegjësinë dhe hiqet mënjanë për t’ja lënë vendin dikujt më të zoti. Unë jam i gatshëm ta marrë përsipër këtë detyrim me gjithë përgjegjësinë që ai sjell…”, është një ndër qëndrimet e Shehajt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë