Politike

Greqia i dhuron Shqipërisë 20 000 vaksina kundër koronavirusit

Greqia pritet t’i dhurojë Shqipërisë 20 000 vaksina kundër koronavirusit. Në një komunikim për mediat, zëdhënësi i qeverisë greke Aristotelis Peloni njoftoi të enjten se vendimi u mor pas konsultave me Komisionin Europian.

Krahas Shqipërisë, siç raporton “Kathimerini“, 20 000 vaksina të tjera do t’i jepen edhe Maqedonisë së Veriut sipas zyrtarit grek, i cili nuk specifikoi në fakt se çfarë prodhimi do të jenë ato.

Lajmi vjen ndërkohë që kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi sipas raporteve për të përshpjetuar mbërritjen e vaksianave kineze Sinovac, të cilat Shqipëria i merr nga Turqi. Vendi ynë ka marrë deri tani rrerth 650 mijë doza të kësaj vaksine dhe pret edhe 450 mijë të tjera.

Shqipëria ka siguruar deri më tani rreth 900 mijë vaksina dhe numëron rreth 780 vaksinime, kryesisht të moshua dhe punonjës të shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit. Objektivi i qeverisë sipas kryeministrit Edi Rama është të arrijë drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit.

Ministria e Shëndetësisë prej ditësh thekson faktin se gjendja epidemiologjike e COVID-19 në vend ka hyrë në një fazë të qëndrueshme, ku numri i viktimave dhe i infektimeve ka ardhur në ulje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë