Futboll

Ankandi për emrin, Kategoria Superiore shitet për 54 milionë lekë

Është zhvilluar sot ankandi për shitjen e emrit të kampionatit të Kategorisë Superiore. Fituese është shpallur kompania “Abissnet sh.a”, që ofroi 54 milionë lekë, 4 milionë më shumë nga vlera fillestare e ankandit. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga Liga Profesioniste e Futbollit.

Në garë, sipas njoftimit zyrtar, ishte edhe “Banka OTP Albania sh.a”, por tashmë të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore për tre sezonet e ardhshme e ka marrë “Abissnet sh.a”.

Kompania fituese e ankandit është pronë e biznesmenit Koço Kokëdhima, i cili është një kohësisht edhe president nderi i Apolonisë, që ra nga Superiorja. Kujtojmë që Kokëdhima ka qenë mjaft aktiv në përplasjet që Liga Profesioniste pati me qeverinë disa muaj më parë në lidhje me ligjin për sportin në vendin tonë dhe disa çështje të tjera të rëndësishme.

Emri i Kategorisë Superiore shitet për herë të parë në Shqipëri. Ankandi ishte hapur kohë më parë, kur ishin bërë të ditura edhe kriteret për kompanitë pjesëmarrëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë