Ne rrjet

Vrasjet mafioze trondisin Greqinë

Pesë vrasje me pagesë brenda 40 ditësh, të porositura nga mafia dhe krimi i organizuar kanë shkaktuar alarm në Greqinë fqinje.

Ministri i Mbrojtjes Civile Michalis Chrysochoidis dorëzoi në 18 maj në Gjykatën e Lartë një raport policie me të dhëna të hollësishme mbi krimin e organizuar në Greqi.

Dosja, e cila përfshin një raport të përpiluar nga policia, përmban emrat e të paktën 500 kriminelëve që ishin burgosur më parë, por tani janë të lirë. Rastet në dosje përfshijnë vrasje me pagesë, vrasje, zhvatje, tortura dhe trafik droge.

Qeveria thotë se kërkon të inkurajojë një koordinim më të ngushtë midis policisë dhe gjyqësorit, për të luftuar bandat e krimit të organizuar në mënyrë më efikase.

Këto përpjekje për të krijuar një kornizë të re të trajtimit të vrasjeve të krimit të organizuar së bashku me një vëzhgim të shtuar gjatë procesit të lirimit me kusht, është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të luftuar mafien.

Chrysochoidis ka premtuar të vendosë “rend dhe siguri” në vend, por kritikët sugjerojnë që zhvillimet e fundit e kanë ekspozuar atë politikisht duke ngritur dyshime për lidhje mes zyrtarëve të lartë dhe krerëve të krimit të organizuar.

Seria e vrasjeve filloi në prill me vrasjen me gjakftohtësi të një gazetari. Analistja politike Mariana Pyrgioti thotë se vrasjet kanë ndikuar rëndë në shoqërinë greke dhe kanë një kosto të madhe politike për qeverinë e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Partia kryesore e majtë e opozitës Syriza akuzoi qeverinë se nuk ishte në gjendje të mbronte qytetarët nga krimi i vërtetë, por në vend të kësaj është e përqendruar tek krijimi i një forcë speciale policore për mbikëqyrjen e universiteteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë