Politike

Rama me distributorin e vaksinës Sinovac në Turqi: Së shpejti, fabrikë vaksinash edhe në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama shpërndau në Facebook një foto me distributorin e vaksinës kineze Sinovac në Turqi duke përcjellë një lajm, që ai e kish paralajmëruar kohë më parë

“I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike…”, shkruan Rama në Facebook

Kryeministri Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Turqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë