Bota

SHBA, mediat: Inteligjenca nuk ka prova të anijeve kozmike aliene

Inteligjenca amerikane nuk ka gjetur asnjë provë se “fenomenet e çuditshme ajrore” të dëshmuara nga pilotët e Marinës në vitet e fundit janë anije kozmike aliene.

Por nga ana tjetër, “nuk mund të shpjegojë lëvizjet e pazakonta që kanë çorientuar shkencëtarët dhe ushtrinë”. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta amerikane “New York Times”, e cila citon drejtues të lartë të administratës së Bidenit.

Kështu, përjashtohet mundësia që shumica e 120 incidenteve të 20 viteve të fundit t’iu atribuohen teknologjive sekrete.

Sqarimi erdhi pas rezultateve të një raporti të deklasifikuar të destinuar për Kongresin. Gazeta amerikane raporton se pamjet mund të përfshijnë programe që qeveria dëshiron t’i mbajë të fshehta.

Zyrtarë të lartë të informuar të inteligjencës, pranuan se e njëjta “paqartësi e rezultateve”, do të thotë në praktikë që qeveria nuk mund të përjashtojë përfundimisht teoritë që fenomenet e vëzhguara nga pilotët ushtarakë, mund t’i referohen një anije kozmike aliene.

“Fiksimi” i amerikanëve për të ashtuquajturit UFO, është intensifikuar në javët e fundit në pritje të publikimit të raportit të qeverisë. Ish-presidenti Barack Obama, ndezi më tej debatin kur iu kërkua të komentonte për pamjet muajin e kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë