Ne rrjet

Europa dhe Mbretëria e Bashkuar hapin zyrtarisht hetimet antitrust për Facebook

Europa dhe Mbretëria e Bashkuar hapën hetime zyrtare antitrust për kompaninë e Facebook që ka rritur kontrollin rregullator për kompanitë në Europë.

Komisioni Europian gjithashtu, bashkë me Autoritetin Zbatues të Konkurrencës në Mbretërinë  Bashkuar thanë të premten e 4 qershorit se po hetojnë nëse Facebook rivendos të dhënat që mbledh nga reklamuesit që shohin reklama në mënyrë që t’u japë avantazhe të paligjshme shërbimeve të veta.

Mbretëria e Bashkuar tha se ata po hetojnë edhe për përdorimin e të dhënave për të bashkuar njerëzit që përdorin rrjetet sociale për tu njohur me njëri-tjetrin.

Hetimet nga Europa dhe Mbretëria e Bashkuar do të koordinohen.

“Në ekonominë e sotme digjitale, nuk duhen përdorur mënyra që shtrembërojnë konkurrencën”, – tha Margrethe Vestager, shefja e Antitrustit të BE-së.

Një zëdhënës i Facebook tha se reklamat e tregut dhe të takimeve online operojnë në një mjedis shumë konkurrues. Madje Facebook është e gatshme të bashkëpunojë me hetimet dhe të tregojë që nuk kanë të drejtë.

Hapja e hetimeve për një çështje të tillë është shumë e rëndësishme për Europën, ndonëse BE ka kohë që po heton informalisht Facebook.

BE thotë se hetimet e saj paraprake kanë ngritur shqetësime se Facebook mund të grumbullojë informacion të saktë mbi preferencat e përdoruesve nga aktivitetet e reklamave të konkurrentëve të tij dhe të përdorë të dhëna të tilla në mënyrë që të adaptojë Facebook Marketplace.

Si pjesë e hetimit, BE tha gjithashtu se do të hetojë nëse mënyra se si Facebook integroi Marketplace në rrjetin e saj shoqëror i jep asaj një avantazh në arritjen e klientëve që në mënyrë të paligjshme zgjedhin shërbime konkurruese të reklamave të klasifikuara.

Burimi: WallStreetJournal/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë